Sërish aksident në vijat e bardha në Vlorë, makina përplas 64-vjeçaren

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.04.2026, 14:18

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në rrugën Transballkanike, ku një automjet ka përplasur një grua teksa po kalonte në vijat e bardha.

Sipas të dhënave paraprake, e lënduara është rreth 64 vjeç dhe ndodhej duke kaluar rrugën në momentin kur u godit nga mjeti. Fatmirësisht, ajo ka shpëtuar pa pasoja të rënda.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se gruaja ka pësuar lëndime të lehta, kryesisht një dëmtim në këmbën e majtë. Ajo është transportuar menjëherë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Ky është akseidenti i disatë në qytetin bregdetar ku makinat përplasin këmbësorët në vija të bardha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit