Fenomeni i burrneshave në Shqipëri është një traditë e rrallë shoqërore që lidhet me Kanunin e Lekë Dukagjinit, ku një grua betohet për dëlirësi të përjetshme dhe merr rolin e burrit në familje dhe komunitet. Ky transformim nuk lidhet domosdoshmërisht me identitetin gjinor, por me nevojën për të ruajtur nderin familjar, për të siguruar vazhdimësinë e familjes dhe për të përmbushur detyrimet që në një shoqëri patriarkale i takonin burrit. Të lindura nga rregullat e ashpra të Kanunit, këto histori nuk janë thjesht zakone të së kaluarës, por rrëfime të forta mbijetese dhe identiteti.

Dranda përfaqëson një rast ku kushtet e vështira të jetës dhe paragjykimet shoqërore ndikuan në vendimin për t’u bërë burrneshë. Pas një aksidenti që i ndryshoi jetën, ajo mori rolin e burrit për të siguruar një vend dhe respekt në shoqëri.
![]()
Osmani mori këtë rrugë si një detyrim familjar, duke u bërë shtylla kryesore për prindërit e sëmurë dhe duke sakrifikuar jetën personale për përgjegjësinë ndaj familjes. Asaj iu desh të kujdesej për prindërit e sëmurë. Ajo nuk e kujton saktë momentin e ndrvshimit, sepse ishte një proces i natyrshëm i imponuar nga rrethanat dhe përgjegjësitë familjare.

Gjysta vendosi të bëhej burrneshë pas një përvoje të vështirë martesore. Ajo u betua pas divorcit, që djali i saj të mos çnderohet e të mos etiketohet si “bir bushtre”. Ajo e zgodhi këtë rol për të mbrojtur dinjitetin dhe të ardhmen e fëmijës së saj në një shoqëri stigmatizuese.

Hakia u rrit si djalë që nga lindja për shkak të besimeve dhe ndikimeve fetare në familje, duke reflektuar mënyrën se si traditat dhe profecitë mund të përcaktojnë jetën e individit. Më konkretisht sepse një dervish kishte profetizuar se prindërit e saj do të ketë një djalë.

Rrahimja u pranua plotësisht në rolin e burrit nga familja dhe komuniteti, duke marrë jo vetëm përgjegjësi praktike, por edhe identitetin shoqëror që e shoqëronte këtë rol. Ajo është quajtur “bacë” nga anëtarët më të rinj të familjes së saj. Ajo u bë një burrneshë në moshën 25 vjeçare.

Diana ndërtoi një jetë të tërë si burrë, duke dëshmuar se burrneshat mund të krijonin identitete të forta dhe të qëndrueshme edhe në sisteme të mbyllura shoqërore. Ajo u bë gjeneral në Armatën e regjimit komunist të diktatorit Enver Hoxha.

Qamilja mori rolin e burrit për të ruajtur pronën dhe strukturën familjare, duke treguar rëndësinë e këtij fenomeni në çështjet e trashëgimisë dhe vazhdimësisë së familjes. Ajo rrit si burrë dhe trashëgoi shtëpinë pas vdekjes së prindërve. Historia e saj është një shembull tipik i traditës së Kanunit, ku mungesa e një djali e shtynte vajzën të merrte rolin e tij

Ilmija Lika përfaqëson një rast më të vonshëm, ku vendimi për t’u bërë burrneshë lidhet me nevojën për të mbajtur familjen dhe për të marrë përgjegjësi në mungesë të një figure mashkullore, duke treguar se fenomeni vazhdon të ekzistojë edhe në kohët moderne.