Tymi toksik mbulon Paskuqanin: Mbeturinat digjen ditë e natë pa pushim, askush s’ndëshkohet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.04.2026, 13:53

Një qytetar ka denoncuar një situatë shqetësuese në zonën e Unazës së Madhe në Paskuqan, ku djegia e mbeturinave vazhdon në mënyrë të përsëritur gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.

Në mesazhin e dërguar, qytetari shoqëron denoncimin edhe me dy video, njëra e regjistruar rreth orës 03:00 dhe tjetra rreth orës 06:00 të mëngjesit. Sipas tij, tymi i krijuar nga djegia e mbeturinave është i dendur, i padurueshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin e banorëve të zonës.

Ai ngre gjithashtu shqetësimin për mungesën e ndërhyrjes së autoriteteve përgjegjëse, duke pyetur se kush duhet të marrë masa dhe nëse ekziston ndonjë organ kompetent për të ndaluar këtë fenomen.

Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse, për të ndalur ndotjen e përsëritur që sipas tyre po dëmton seriozisht cilësinë e ajrit dhe shëndetin publik në periferi të kryeqytetit.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ , keto jane 2 video ku njera eshte ne oren 3 te mengjesit dhr tjetra ne oren 6 . Zona eshte ne pjesen e unazes veriore ne Paskuqan . Eshte e tmerrshme qe akoma vazhdohet me djegje mbeturinash dhe clirimin e tymrave te tille qe jane te padurueshme permbi te gjitha helmuese per ore te tera vetem 5 minuta larg qendres se Tiranes ! Kush eshte pergjegjes? Kush duhet te marre masa ! A egziston ndonje organ kopetent ! Jemi ne vitin 2026 dhe synojme antarsim ne BE . Eshte skandaloze !

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit