Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.04.2026, 10:16
Nga sot, kanë hyrë në fuqi rregullat e reja të lëvizjes në zonën Shengen, pas vendosjes në funksion të plotë të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes (EES). Ky sistem zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve për qytetarët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.
Me sistemin e ri, udhëtarët duhet të skanojnë dokumentet e udhëtimit në pika vetëshërbimi në kufijtë e jashtëm të BE-së. Gjatë regjistrimit të parë mblidhen të dhëna biometrike, si skanimi i fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve, të cilat ruhen për tre vjet dhe përdoren për verifikimet në hyrje-daljet e ardhshme.
Ky rregull zbatohet për të gjithë shtetasit jo-BE/Shengen që udhëtojnë për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë brenda 180 ditëve, përfshirë edhe ata që udhëtojnë pa vizë, për turizëm apo biznes, si dhe personat që kanë prona në BE, por nuk zotërojnë leje qëndrimi.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR