Gjyshja Bajame 90-vjeçare e ‘djeg’ në dasmën e nipit! Djemtë e mbajnë mbi supe

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.04.2026, 09:43

Një video emocionuse po bën xhiron e rrjeteve sociale, ku protagoniste është një gjyshe 90-vjeçare me emrin Bajame. Në pamjet e publikuara, ajo shfaqet duke kërcyer me shumë energji së bashku me djemtë e saj, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Bajames. Atmosfera familjare duket e mbushur me gëzim, humor dhe dashuri.

Me buzëqeshje në fytyrë dhe lëvizje plot ritëm, gjyshja Bajame tregon se mosha nuk është pengesë për të shijuar jetën dhe muzikën. Energjia e saj ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve, të cilët e kanë shpërndarë videon dhe e kanë kthyer në një moment viral. Djemtë shihet që e mbajnë në supe dhe e puthin.

Reagimet kanë qenë tepër pozitive, ku shumë komentues shprehen se kjo video ua ka zbukuruar ditën. Momente të tilla tregojnë se gëzimi i thjeshtë familjar dhe muzika kanë fuqinë të bashkojnë brezat dhe të sjellin buzëqeshje tek të gjithë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit