Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.04.2026, 08:29
Janë publikuar pamjet nga momenti i rëndë kur një qen i racës pitbull sulmon një vajzë 4-vjeçare në Lungomaren e Vlorës. Në video shihet se si qeni e kafshon të miturën në kokë dhe më pas e tërheq zvarrë në rrugë, duke shkaktuar panik te kalimtarët e pranishëm në zonë.
Qytetarët që ndodheshin aty kanë reaguar menjëherë, por vetëm një punëtor i bashkisë ka arritur që ta shpëtojë të miturën nga lëndime më të mëdha.
Sejko Veliu, ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën e vogël dhe ka rrëfyer momentet e ngjarjes, duke treguar se si reagoi për të neutralizuar qenin.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa vajza kishte dalë për shëtitje me gjyshen e saj. Fatmirësisht, pas trajtimit në spital, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar. Ndërkohë, dyshohet se qeni është eutanazuar, çka ka sjellë reagime nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR