Një rast vjedhjeje është denoncuar mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania nga pronari i një supermarketi në zonën e Kodrës së Priftit, Tiranë.
Sipas denoncuesit, kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një burrë afrohet pranë rafteve të pijeve dhe merr një shishe vere, e cila sipas tij është e shtrenjtë, duke e futur më pas në xhepin e palltos.
Nga pamjet, burri shihet teksa sillet në ambientet e supermarketit dhe në një moment dyshohet se nuk është i vetëm. Sipas asaj që dallohet në video, ai mund të jetë shoqëruar edhe nga një burrë tjetër dhe një grua, megjithatë kjo mbetet e pakonfirmuar.
Pronari i biznesit, i cili ka vënë në dispozicion pamjet për JOQ Albania, pretendon se autori është larguar pa kryer pagesën për shishen e verës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe pritet që pamjet të ndihmojnë në identifikimin e personit.
Nëse dikush nga qytetarët e njeh personin që shfaqet në video ose ka informacion mbi rastin, mund të kontaktojë redaksinë ose autoritetet përkatëse.