Jemi ngopur e mësuar me oligarkinë që merr jetë të pafajshme dhe një tjetër i pafajshëm bëhet kurban për drejtësinë në vend të kokës së eprorit. Lajme të pafundme ndër vite për humbjen e jetës në punë të atyre që punojnë për bukën e gojës e në fund të ditës familjarëve u shkon në shtëpi lajmi se familjari i tyre kishte qenë thjesht një më pak në perandoritë ku qarkullojnë miliarda lekë evazion.
Mungesa e hetimeve mbi kushtet e punës ndaj oligarkëve të qendrave tregtare ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë në punë dhe heshtjen institucionale që i rrethon këto kompani ku jeta e një punëtori trajtohet si një skllav plus/minus.
Një nga këto varreza moderne të jetës së punltorçve të shtyput është edhe qendra tregtare Megatek e drejtuar nga ortaku i kunatit të Bashës Dionis Teqja.
Pas raportimeve të JOQ Albania, dy të mitur, 16 dhe 17 vjeç, u plagosën rëndë pasi ranë nga lartësia teksa punonin në kushte të paligjshme në këtë qendër tregtare.
Ngjarja, sipas burimeve, u tentua të “neutralizohej” që në fillim! Të miturit u dërguan fillimisht në Spitali Hygeia, përpara se të transferoheshin tek Spitali i Traumës. Që prej atij momenti, mungesa e transparencës totale, pa asnjë informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre nuk është zbardhur as sot.
Por ky nuk ka qenë rasti i vetëm.
Një tjetër tragjedi u regjistrua në të njëjtin ambient. Një 32-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një mjet pune tip “pirun”. Viktima nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, ndërsa policia u mjaftua me arrestimin e një punëtori të thjeshtë, duke shmangur çdo përgjegjësi në nivele më të larta.
Në qendër të kësaj vorbulle ngjarjesh që përsëriten është emri i Dionis Teqjas, i lidhur ngushtë me Erion Isufi dhe indirekt me Lulzim Basha. Një rrjet që, sipas denoncimeve, shtrihet edhe në aferën shumëmilionëshe të inceneratorëve.
Skema bëhet edhe më e ndërlikuar kur përfshihen kompani si “Grin” e Oliver Shtylla dhe “Albanian Company of General Services”, ku emrat dhe interesat ndërthuren në borde dhe kontrata publike. Në këtë zinxhir, Isufi shfaqet si nyje lidhëse mes biznesit dhe politikës, ndërsa Teqja si përfitues operacional.
Ndërkohë, institucionet shtetërore, nga Policia e Shtetit te Inspektoriati i Punës e SPAK, duket se ndjekin të njëjtin skenar. Heshtje, minimizim dhe devijim përgjegjësish. Për aksidentet e rënda, përfshirë rënien nga 12 metra të dy të miturve, nuk ka asnjë hetim të thelluar publik apo masë konkrete ndaj drejtuesve.
Në këtë realitet, “Megatek” që tekstualisht është kamuflimi për "Megamorg" nuk perceptohet më thjesht si një qendër tregtare, por si një hapësirë ku siguria në punë është inekzistente dhe përgjegjësia penale selektive.
Teksa punëtorët bien nga skelat apo humbin jetën në vendin e punës, pronarët oligarkë mbeten të paprekur.
Pyetja që shtrohet është e drejtpërdrejtë: Deri kur do të vazhdojë ky standard i dyfishtë, ku fajin e mban gjithmonë më i dobëti?