Belinda me 300 apartamente, Jorida me vathë perla ari 18 karat nga foltorja e Kuvendit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.04.2026, 22:03

Në një seancë të fundit në Kuvend, deputetja e PD Jorida Tabaku ngriti shqetësimin për varfërinë dhe rritjen e kostos së jetesës për qytetarët shqiptarë. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nuk ishte fjalimi i saj, por një detaj vizual që nuk kaloi pa rënë në sy e pa u komentuar nga qytetarët edhe në rrjetet sociale.

Një palë vathë luksozë që, sipas përllogaritjeve të njohësve të bizhuterive, mund të kapin vlerën mbi 2300 $.

Ky kontrast krijoi menjëherë reagime... qytetarët ironizuan se opozita flet për varfërinë, ndërkohë që një deputete shfaqet me simbole luksi, paradoks që u kthye në debat publik.

Nga rilindasit Belinda me 300 apartamente, nga opozitarët Jorida me vathë perla, ar 18 karat.

Si përfundim, qytetarët mbeten spektatorë të një “teatri paralel”, ku fjalët për hallet përplasen me imazhet e të privilegjuarve.

Dhe pyetja që mbetet pezull është e thjeshtë: Kush po e përfaqëson realisht jetën e përditshme të shqiptarëve, a janë vetë këta oligarkë që akuzojnë oligarkët për gllabërim të parave publike?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit