Delina Ibrahimaj si Erion Veliaj, shfaqet “live” në dy vende njëkohësisht

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.04.2026, 21:37

Nëse mendoni se lali ka dalë nga jetët tuaja jeni gabim pasi trashëgiminë e tij me kaseta të gatshme po e çojnë deri në fund denjësisht kolegët socialistë...

Një situatë e pazakontë është vërejtur ditën e sotme në hapësirën publike dhe mediat sociale rilindase, ku si Kryeministri Edi Rama, ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë kanë nisur transmetime live paralelisht.

Nga Tirana live, Rama është fokusuar te prrallisjet mbi zhvillimin ekonomik, duke theksuar rritjen e ekonomisë, punësimit dhe pagave në vend me të ftuar speciale ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimajn.

Ndërkohë, në një linjë tjetër transmetimi, Kuvendi po zhvillonte paralelisht një seancë plenare, ku po live ishte Delina Ibrahimaj duke ligjëruar në foltore...

Dy transmetimet njëkohësisht kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve, skenë e cila u ka kujtuar kasetat e gatshme të Erion Veliajt i cili shfaqej në 3 vende njëkohësisht vende që koincidonin të ishin mbjellja e ndonjë peme, ndërtimi i ndonjë shkolle dhe mbledhje në këshillin bashkiak të treja njëkohësisht...

Duket se këtë rol në partinë e Rilindjes ia ka rrëmbyer denjësisht Ibrahimaj...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit