Dallëndyshe Bici i kaloi në pronësi vilën, godinat dhe 5 hektarë tokë Ergys Agasit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.04.2026, 17:06

Ish-drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici, është paraqitur në SPAK, ku ka dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve për një grup të dyshuar kriminal, ku përmenden edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Fletëthirrja ndaj saj është firmosur nga prokurori Bledar Maksuti. Sipas burimeve, hetuesit janë fokusuar te procedurat e regjistrimit dhe legalizimit të një vile luksoze në periferi të Tiranë, e cila rezulton në emër të Agasit, aktualisht në kërkim ndërkombëtar. Janë kërkuar sqarime konkrete për mënyrën si kjo pronë është pajisur me dokumentacion hipotekor dhe si ka kaluar në emër të tij.

Çështja lidhet me kompleksin “Equos”, ku dyshohet se përmes procedurave të kontestuara janë transferuar në pronësi të Agasit një vilë, disa godina dhe rreth 5 hektarë tokë. Në këtë skemë përmendet edhe Orest Sota, i cili dyshohet se ka administruar në praktikë këto pasuri dhe pritet të japë shpjegime mbi mënyrën e kalimit të tyre në pronësi private.

Ndërkohë, Agasi dhe Beqiri vijojnë të jenë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa hetimet për aktivitetin e tyre, përfshirë përfshirjen në tenderat e AKSHI, janë ende në zhvillim.

Në të njëjtën dosje, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa persona të tjerë po hetohen me masa më të lehta sigurie, në një nga çështjet më të ndjeshme që lidhet me abuzimet me fondet publike dhe pronat në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit