Kur Manastirliu shpërblente me miliarda nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasilin!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.04.2026, 15:56

Më 9 prill 2021 publikuam një rast që sot, më 9 prill 2026, tingëllon edhe më ironik, ndërsa LSI sot e njohur si PL dhe PD ndanin të njëjtën retorikë opozitare në publik, në prapaskenë shfaqej një tjetër realitet. Kompania MEGAPHARMA, e lidhur familjarisht me nënkryetarin e atëhershëm të LSI, Petrit Vasilin, rezultonte me 50% të aksioneve në pronësi të Rasim Hamzarajt, i cili më pas ia shiti bashkëshortes për vetëm 60.000 lekë pas akuzave në media. Rastësi? Apo një manovër për të “pastruar” letrat, ndërsa kontrolli mbetet po aty?

Në të njëjtën kohë, kjo kompani vazhdonte të përfitonte nga paratë publike nën drejtimin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Vetëm më 26, 30 dhe 31 mars 2021, MEGAPHARMA siguroi tre tendera me vlerë mbi 627 milionë lekë pa TVSH nga QSUT i drejtuar nga Enkel Joti dhe spitali “Shefqet Ndroqi” nga Perlat Kapisyzi. Në një tender, FlorFarma nuk paraqet fare ofertë; në tjetrin ofron mbi fondin limit, duke i hapur rrugën automatike fitores së MEGAPHARMA-s. Sa “garë” reale ka kur rezultati duket i paracaktuar?

Pesë vite më pas, pyetja mbetet: kush kë tradhton në këtë histori? LSI sot PL që akuzon qeverinë, por përfiton përmes lidhjeve të saj, apo një sistem ku opozita dhe mazhoranca bashkëjetojnë për interesa? Dhe kur Ogerta Manastirliu “shpërblente” me gjysmë miliard lekë një kompani të lidhur me Petrit Vasilin, a kemi të bëjmë me procedurë ligjore apo me një marrëveshje të heshtur që qytetarët e paguajnë çdo ditë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit