Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u tall në Kuvend duke theksuar se Bordi i Transparencës ka dhënë rezultat, teksa çmimi i naftës u uli me vetëm 4 lekë. Ai ironizoi opozitën, duke i kujtuar se rritja e çmimit lidhet me tregun ndërkombëtar dhe jo me vendimet e brendshme.
“Këta, kur u kthen përgjigje nuk provokohen dhe nuk mbajnë. British Petroleum, çdo mëngjes shet me çmim burse dhe e paskemi fajin ne tha zotëria që SHBA-të kanë sulmuar Iranin dhe regjimi i Iranit ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit dhe ka ardhur rritja e çmimit të naftës. Është në turpin tuaj që keni munguar në Kuvend në deklaratën ndëshkuese të Kuvendit ndaj regjimit dhe Gardës Revolucionare iraniane. Bordi i Transparencës është një mekanizëm i përdorur edhe 4 vite më parë kur Rusia sulmoi Ukrainën dhe ka dhënë efektet e veta, por këto do t’i diskutojmë kur të vijë projektligji. Mos u mërzisni që nismat tuaja ligjore i votojmë kundër, por ne jemi të gatshëm që nismat tuaja ligjore t’i diskutojmë jo me këtë variantin këtu, ne kemi nismat tona, qeveria të vetat. Qeveria po bën punën e duhur sa i takon adresimit të kësaj krize botërore të çmimit të naftës.”, tha Balla.