Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.04.2026, 13:13
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot në orën 15:00 rekursin e ish-zëvendësministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për masën e caktuar ndaj saj “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Vendimi i gjyqtarit Ilir Panda do të përcaktojë nëse Ballukut do t’i rikthehet pasaporta, e cila i është bllokuar që prej 19 nëntorit me vendim të GJKKO-së, pas komunikimit të akuzës për shkelje të barazisë në tenderë. Balluku është gjithashtu nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe dhe dyshohet për tre tenderë të tjerë.
Në të njëjtën seancë do të shqyrtohet edhe ankimi i ish-kreut të KESH, Erald Elezi, i cili ndodhet aktualisht në masën arrest shtëpie, pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë në Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.
Ndërkohë, ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, i cili gjithashtu ndodhet në arrest shtëpie dhe akuzohet vetëm për shkeljet në tenderin e Llogarasë, nuk ka bërë ankimim të masës së sigurisë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR