Ura mbi lumin Mat dëmtohet sërish, strukturat metalike në sipërfaqe burim aksidenti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.04.2026, 12:31

Ura mbi lumin Mat, në aksin Milot–Lezhë, po përballet me dëmtime serioze që e bëjnë atë të rrezikshme për automjetet.

Pjesët metalike që lidhin strukturën janë shkëputur dhe kanë dalë mbi sipërfaqe, duke krijuar rrezik të madh për aksidente.

Kjo urë është e vetmja lidhje funksionale që bashkon Milotin me Lezhën dhe Shkodrën, dhe shërben si korridor drejt kufirit me Malin e Zi. Me gjatësi rreth 300 metra, ura është ndërtuar në vitin 2002 me mbështetjen e qeverisë italiane, por që prej asaj kohe nuk janë kryer ndërhyrje të rëndësishme për mbrojtjen nga erozioni apo forcimin e këmbëve mbajtëse.

Shfrytëzimi i lumit për inerte ka vazhduar për vite me radhë, duke dobësuar më tej strukturën.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse ura mbyllet ose dëmtohet edhe më tepër, veriu i Shqipërisë mund të izolohet, pasi ura mban të gjithë trafikun rrugor drejt Lezhës, Shkodrës dhe Malit të Zi.

Ndërhyrja urgjente është e domosdoshme për të shmangur aksidente dhe për të garantuar lidhjen e këtyre rajoneve me pjesën tjetër të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit