Të dhënat nga Departamenti i Transportit në SHBA tregojnë një rënie të ndjeshme të numrit të 16-vjeçarëve me patentë drejtimi, me plot 27% më pak në periudhën nga viti 2000 deri në vitin 2022.
Sipas ekspertëve, një ndër arsyet kryesore lidhet me ankthin ndaj drejtimit të automjetit. Një sondazh i kryer nga Insurify zbulon se 93% e drejtuesve nga brezi Gen Z e konsiderojnë drejtimin e makinës si stresues.
Ndërkohë, edhe kostot e lidhura me drejtimin – që nga mësimet e vozitjes, siguracioni e deri te blerja e një makine – janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Përtej kostove të larta dhe stresit, të rinjtë e Gen Z po tregohen edhe më të ndërgjegjshëm ndaj mjedisit, duke zgjedhur alternativa të tjera transporti si trotinetët elektrikë, biçikletat elektrike dhe shërbimet e udhëtimit të përbashkët, të cilat nuk kanë qenë të disponueshme për brezat e mëparshëm.