Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një drejtues mjeti është përplasur me një automjet të parkuar gjatë një tentative për t'i shpëtuar policisë.
Sipas informacioneve paraprake, shoferi nuk i është bindur sinjalit të policisë për të ndaluar dhe, teksa ka tentuar të largohet nga vendi, ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke u përplasur me një automjet të parkuar anës rrugës.
Si pasojë e goditjes, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.
Ndërkohë, pas marrjes së ndihmës mjekësore, drejtuesi i automjetit pritet të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.