“Keni marrë gjobë për shpejtësinë”, skemë e re mashtrimi me SMS në emër të e-Albania , mos klikoni link-et

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.04.2026, 17:51

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon përmes mesazheve SMS, ku qytetarët vihen në shënjestër në emër të platformës shtetërore e-Albania, me pretendimin për pagesën e gjobave të automjeteve.

Mesazhet dërgohen nga numra të panjohur dhe përmbajnë linke të falsifikuara që imitojnë faqen zyrtare, duke synuar marrjen e të dhënave personale dhe bankare të përdoruesve.

Këto njoftime rezultojnë të rreme dhe nuk kanë lidhje me platformën zyrtare apo institucione të tjera. Skema ngjan me raste të mëparshme mashtrimi online, përfshirë ato të realizuara në emër të Postës Shqiptare.

Qytetarëve u rekomandohet të tregohen të kujdesshëm, të mos klikojnë në linke të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare në faqe të pakonfirmuara. Po ashtu, këshillohet të shmanget reagimi i menjëhershëm ndaj mesazheve që krijojnë ndjesi urgjence.

Përdorimi duhet të kufizohet vetëm te faqja zyrtare e e-Albania, ndërsa mesazhet e dyshimta duhen fshirë menjëherë dhe raportuar pranë autoriteteve përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit