Largohet drejtori teknik i kuqezinjve, pas 3 vitesh në “udhëheqje” mbyllet epoka e italianit Fulvio Pea

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.04.2026, 17:24

Pas tre vitesh pune intensive në prapaskenë, duke koordinuar ekipet kombëtare dhe strukturat zinxhir të futbollit shqiptar, Fulvio Pea ka vendosur të largohet nga Shqipëria.

Eksperti italian, i cili solli me vete një përvojë të pasur nga futbolli ndërkombëtar, përfshirë eksperiencat me Interin dhe në Kinë, ka vendosur të mos rinovojë kontratën që e lidhte me Tiranën që prej vitit 2022.

I emëruar në krye të sektorit teknik në nëntor të atij viti, me mbështetjen e presidentit Duka, Pea u konsiderua si një figurë kyçe për të sjellë një qasje të re në organizimin dhe zhvillimin e futbollit në vend. Ai u fokusua veçanërisht te zhvillimi i moshave, trajnimi i trajnerëve të rinj dhe identifikimi i talenteve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gjatë mandatit të tij, Pea shërbeu si një pikë referimi për të gjitha ekipet kombëtare, duke bashkëpunuar ngushtë me stafin e skuadrës së parë dhe akademitë rajonale.

Largimi i tij krijon një boshllëk të ndjeshëm në strukturat e FSHF-së, ndërsa pritet që Federata të shpallë së shpejti hapat për zëvendësimin e tij. Kjo vjen në një moment kur futbolli shqiptar synon të konsolidojë rezultatet dhe të integrojë gjithnjë e më shumë elementë të rinj në arenën ndërkombëtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit