Një qytetar, banor i Babrroit, pjesë e bashkisë Kamëz i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e rrugës “Pashko Vaso”.
Ai ka treguar se kjo rrugë e cila një vit më parë iu nënshtrua rikonstruksionit dhe riaparimit, tani është shkatërruar dhe e pasigurt për kalimtarët dhe automjetet.
Në pamje mund të shihni se si rruga është plasaritur dhe e shembur, ndërkohë që sipas qytetarit dhe askush nuk shkon ta inspektojë.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të parandaluar përkeqësimin e situatës dhe për të siguruar qarkullim të sigurt. Ata thonë se gjendja e saj e rënduar paraqet rrezik për sigurinë e kalimtarëve, sidomos gjatë sezonit të shirave kur plasaritjet dhe gropat mund të mbushen me ujë.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh! Kjo rruga ne babrru afer repartit ushtarak Ska asnje vit nga perfundimi i saj Dhe shikojeni se ne cfare gjendje eshte Dhe askush nuk vjen per ta shiku Bashkia kamez Rruga pashko vaso