SPAK kryen kontrolle në qelitë e Veliajt, Beqajt dhe Zarkës, gjendet një celular në tualet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.04.2026, 15:52

Prokurorët e SPAK kanë zhvilluar një aksion kontrolli në ambientet e burgut të Durrësit, në kuadër të përpjekjeve për goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit. Kontrollet janë shtrirë në disa sektorë të burgut, duke synuar evidentimin dhe sekuestrimin e çdo objekti të paligjshëm që mund të përdoret nga të dënuarit.

Operacioni është përqendruar edhe në disa qeli të veçanta, përfshirë atë ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, si dhe ish-prokurori i Vlorës Aurel Zarka. Sipas burimeve, gjatë kontrolleve në këto qeli nuk është konstatuar asnjë send i jashtëligjshëm.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në një godinë tjetër të burgut, është gjetur një aparat celular i fshehur në ambientet e tualetit. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar se kujt i përket pajisja dhe nëse ka lidhje me ndonjë aktivitet të paligjshëm brenda institucionit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit