Rreth 200 milionë litra karburant të importuara në katër muaj, ja sa përfitojë shteti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.04.2026, 15:32

Rreth 200 milionë litra karburant janë importuar në vend gjatë periudhës janar–prill, me origjinë kryesisht nga vendet arabe dhe rajoni, tregojnë të dhënat e publikuara në platformën Open Data të Doganës.

Sipas këtyre të dhënave, shteti ka përfituar rreth 105 milionë euro nga taksat doganore, ndërsa vlera totale e importit të kësaj sasie arrin në rreth 133 milionë euro.

Importet kryesore të derivateve rezultojnë të jenë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Greqia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Gjermania etj që vazhdojnë të mbesin burimet kryesore të furnizimit me karburant për tregun vendor.

Këto shifra tregojnë peshën e madhe që kanë importet e derivateve në ekonominë e vendit, si dhe ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në të hyrat buxhetore përmes taksave doganore.

Të dhënat po ashtu reflektojnë varësinë e lartë nga importi i karburanteve, ndërsa burimet e furnizimit mbeten të diversifikuara, me dominim nga tregjet ndërkombëtare jashtë rajonit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit