Parkimet private po zhvasin qytetarët: Te “5 Maji” 1 minutë hyrje-dalje tarifohet 200 lekë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.04.2026, 14:54

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për atë që e cilëson si abuzim me tarifat e parkimit në qendrën tregtare Emerald Center, në zonën e 5 Majit.

Ai ka treguar se ditën e djeshme ka hyrë në ambientet e parkimit në orën 09:52 dhe ka dalë në 09:53, pra pas vetëm një minute qëndrimi. Megjithatë, qytetari thotë se është tarifuar me 200 lekë, pavarësisht se nuk ka fikur motorin e automjetit dhe nuk ka qëndruar realisht në parkim.

Ai e konsideron këtë rast një vjedhje të hapur pasi edhe fatura e konfirmon intervalin minimal kohor prej vetëm një minute.

Qytetari thekson se nuk është problemi tek shuma, por tek parimi dhe mënyra e aplikimit të tarifave. Ai ngre dyshime edhe për mënyrën se si regjistrohen oraret e hyrje-daljeve, duke kërkuar më shumë transparencë dhe korrektësi nga administruesit e parkimit.

Rasti sjell në vëmendje problemet dhe tarifimet e parkimeve private, të cilat duket se po shfrytëzojnë mungesën e hapësirave publike për t’u pasuruar në kurriz të qytetarëve.

Mesazhi i qytetarit:

Denonconi dhe hyrjen tek qendra tregetare qe eshte tek 5 maji EMERALD qe sa u futa dola prap ishte tarifa 200 leke. Nuk i vjen turp vjedhje e hapur nje sekond qendrim! Ne vend sapo u futa dola pa e fikur aspak makinen. Njeriun e ndan njerzilleku mbi te gjitha. Me dolen pune, brenda sekondit e gjith kjo aty tek trahu i parkimit. Ora e konfirmon qe dhe skam hyr fare se oraret i paskan sic duan vet. Pak me bute se nuk u shua bota per 200 lek por abuzimi eshte i tepert!

Hyra ne 09.52 e dola ne 09.53 nje 1 minutr e keni te shkruar edhe ne fature

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit