Automjetet sfidojnë rregullat, qytetarët në rrezik te tregu Çam

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.04.2026, 14:15

Një qytetar ka dërguar një denoncim në redaksinë tonë, duke shprehur shqetësimin për hyrjen e automjeteve në Tregun Çam në mënyrë të paligjshme.

Sipas tij, kjo pengon lëvizjen e qytetarëve dhe krijon situata të rrezikshme, veçanërisht gjatë orëve të mbipopulluara.

Edhe pse hyrja e makinave në këtë treg është e ndaluar para orës 14:00, disa drejtues mjetesh nuk respektojnë rregullat, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe të tregtarëve. Denoncimi thekson se rruga në këtë zonë është e ngushtë dhe për shkak të automjeteve, njerëzit shpesh përplasen me njëri-tjetrin.

Qytetari kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të siguruar kalimin e lirë dhe të sigurt të qytetarëve. Ai i bën thirrje shtetit dhe institucioneve përgjegjëse të marrin masa për të parandaluar situata të tilla.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh joq eshte nje treg i vogel ku edhe njerzit perplasen me njeri tjetrin na duhet edhe ky mjet ketu qe mos te kalojm fare per me teper ishte femer flm Tek tregu i vogel te tregu cam! Ju lutem publikojeni te merren masat nga ana e shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit