“Ku janë yjet, imazhe të bëra me AI”, NASA i përgjigjet dyshimeve të shqiptarit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.04.2026, 14:04
Ndërsa misioni Artemis II udhëtonte drejt Hënës, pamjet e publikuara kanë mahnitur botën, por disa skeptikë kanë ngritur dyshime mbi autenticitetin e tyre. Një shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Nexhi Krasniqi në rrjetet sociale, pyeti në faqen zyrtare të NASA-s pse yjet nuk dukeshin në imazhe, duke sugjeruar se mund të jenë krijuar me inteligjencë artificiale.
“Nuk po duken yjet nga ky pozicion? Dyshoj që është krijuar nga inteligjenca artificiale!”, shkroi ai, duke shprehur dyshimin e tij publikisht. Komenti i tij tërhoqi vëmendjen e ndjekësve të NASA-s dhe nxiti diskutime mbi mënyrën se si kapen imazhet nga hapësira.
NASA iu përgjigj menjëherë, duke sqaruar se yjet nuk shihen në këto foto sepse duken shumë të zbehtë krahasuar me Hënën, e cila është shumë më afër dhe pasqyron shumë dritë.
“Nexhi Krasniqi, nuk mund të shohim yje në këto imazhe sepse yjet duken relativisht shumë të zbehtë krahasuar me Hënën, e cila është shumë më afër dhe pasqyron shumë më shumë dritë. Kamerat mund të kapin vetëm një gamë të caktuar midis pjesëve më të ndritshme dhe më të errëta”, ka sqaruar NASA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit