Një qytetar i ka dërguar redaksisë sonë një shqetësim të thellë lidhur me gjendjen e lagjes pranë zonës së Shkollës së Bashkuar, ku plehrat janë grumbulluar dhe nuk po pastrohen prej rreth një viti.
Sipas qytetarit, gjendja në këtë zonë është skandaloze: aroma të pakëndshme dhe mbeturina të shpërndara e bëjnë ambientin jo të përshtatshëm dhe të pasigurt për banorët.
Pavarësisht se zona ndodhet shumë pranë një institucioni qendror si Ministria e Mbrojtjes, duket se përgjegjësit e bashkisë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për ta pastruar. Situata ngre pyetje serioze mbi menaxhimin e hapësirave publike, duke lënë pas një imazh jo të këndshëm për qytetin dhe duke rrezikuar shëndetin e komunitetit.
Banorët shprehin dëshpërim dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente për të rikthyer higjienën dhe sigurinë në lagjen e tyre.