Makina e saj u përplas me një kamion, kjo është 62-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në Itali

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.04.2026, 13:23

Një aksident i rëndë rrugor tronditi komunitetin shqiptar në Itali, ku humbi jetën 62-vjeçarja Merita Qemali. Ajo po udhëtonte me familjarët e saj kur automjeti, tip “Ford”, u përplas me një kamion që lëvizte me shpejtësi të ulët për shkak të një defekti – konkretisht shpërthimit të një gome. Përplasja ishte e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të makinës.

62-vjeçarja u transportua urgjentisht në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Në automjet ndodheshin edhe partneri i saj 49-vjeçar, djali 10-vjeçar dhe motra 47-vjeçare. Dy prej pasagjerëve mbetën të bllokuar në mjet dhe u nxorën vetëm me ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.

Drejtuesi i automjetit ndodhet në gjendje të rëndë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa motra e viktimës është në gjendje kritike. Djali 10-vjeçar, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa familja mbetet e tronditur nga kjo ngjarje tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit