“Do të t’i pres veshët”, kërcënimet për borxhet e kokainës “i bëjnë gropën” shqiptarit në Gjermani

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.04.2026, 13:15

Një trafikant shqiptar i kokainës, është arrestuar në Oberhausen të Gjermanisë, pas një kërkese ndërkombëtare nga Prokuroria e Perugias, e cila e kishte shpallur në kërkim për gati tre vjet.

48-vjeçari ishte dënuar me 3 vjet e 9 muaj burg për trafikimin e afërsisht 260 gramëve kokainë, së bashku me dy bashkëqytetarë shqiptarë. Një prej tyre ishte arrestuar më parë në Spanjë në mars.

Shqiptari është i përfshirë gjithashtu në një rast të kërcënimit ndaj një bashkëkombësi të tij për borxhe, ku kishte përdorur kërcënimin ekstrem “Do t’ju pres veshët” dhe e kishte detyruar viktimën të paguante 2,000 euro. Viktima, një 36-vjeçar shqiptar, ishte arrestuar më parë në Spanjë si anëtar i grupit të trafikantëve të drogës.

Pas dënimit të përfunduar, i arrestuari u fsheh dhe ndryshoi identitetin e tij, duke lëvizur fillimisht drejt Duisburgut në Gjermani, më pas në Hungari, dhe më pas në Shqipëri.

Të gjitha lëvizjet e tij u monitoruan nga Zyra SDI e Prokurorisë së Përgjithshme të Perugias, në bashkëpunim me Shërbimin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në Romë dhe autoritetet e huaja.

Pas muajsh hetimesh dhe koordinimi ndërkombëtar, trafikanti u lokalizua dhe u arrestua në Oberhausen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit