Shokët vizatojnë memorial në palestrën e shkollës ku humbi jetën Flori

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.04.2026, 12:54

Një tragjedi e thellë tronditi Durrësin më 3 prill, kur 17-vjeçari Florian Saraçi humbi jetën gjatë orës së edukimit fizik në shkollën “Gjergj Kastrioti”, pas një arresti kardiak.

Shokët e tij, të tronditur nga humbja, kanë vizatuar një memorial në murin e palestrës, duke e kujtuar Florianin me dashuri dhe mall. Përveç kësaj, ata i kanë dedikuar një këngë, ku shprehin dhimbjen e tyre dhe pakënaqësinë për vonesën fatale të ambulancës, që edhe pse spitali ndodhej vetëm pesë minuta larg shkollës, ambulanca dhe ekipi mjekësor nuk arriti në kohë.

Sipas shokëve, pak ditë më parë Florian kishte shprehur frikën se diçka mund t’i ndodhte zemrës së tij dhe kishte vendosur të mos luante më në orën e fizkulturës. Tragjikisht, parandjenja e tij u bë realitet, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrat e të gjithë atyre që e njihnin dhe e donin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit