Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë me një denoncim duke treguar se një makinë qëndron prej ditësh e parkuar në vija të bardha në rrugën “Asim Vokshi”, pranë kryqëzimit të Don Boskos, në drejtim nga Zogu i Zi për në stacionin e trenit.
Ai thotë se kjo makinë që ka parkuar në këtë mënyrë të paligjshme pengon qarkullimin e këmbësorëve, duke përfshirë prindër me fëmijë dhe karroca, dhe shprehet i habitur se si policia ende nuk ka ndërmarrë masa pasi ky automjet ka kohë që ndodhet aty.
Qytetari kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të zgjidhur këtë shqetësim dhe thekson se situata po krijon vështirësi të mëdha për kalimtarët.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ. Ju lutem a mund ta percillni nje shqetesim prej qytetari normal ta mari vesh policia e lodhur qe vendos gjoba kot me kot e mer masa per gjera normale? Kjo makina ne foto ka nje kohe te gjate qe parkon ne vija te bardha dhe skemi ku kalojme me femije as me karroca as me gje dhe askush si la ven gjobe. Po te jet ne nje vend normal apo ne nje vend jasht kufinjve te shqiperise, ky kok pa lari as do guxonte ta mendonte jo me te parkonte si idiot!!!!Makina ndodhet e parkuar te Rruga Asim Vokshi sa kalon kryqezimin e Don Boskos rrugica e pare ne kahun per te vajt nga Zogu i Zi per ne Tren.
Faleminderit ! ju lutem postojeni se eshte kthyer ne nje shqetesim te madh se ka disa dite qe nuk leviz nga vizat e bardha ne rregun Asim Vokshi prane kryqezimit te Don Boskos.Afer stacionit te autobusave te unazes qe shkon nga Zogu i Zi per ne Tren. Faleminderit!