Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.04.2026, 12:29
Greqia ka njoftuar se nga 1 janari 2027 do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën moshën 15 vjeç. Vendimi u bë i ditur nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili theksoi se rregullorja do të hyjë në fuqi në verën e vitit 2026 dhe se Greqia do të jetë ndër vendet e para që do të ndërmarrin një iniciativë të tillë.
Në një postim në rrjete sociale, Mitsotakis shpjegoi se qëllimi i këtij vendimi nuk është të largojë të rinjtë nga teknologjia, por të vendosë një kufi për përdorimin e saj kur ndikon negativisht në mirëqenien dhe shëndetin mendor. Ai shtoi se, edhe nëse vendimi mund të duket i papëlqyeshëm për të rinjtë, është i rëndësishëm për të siguruar një përdorim të shëndetshëm të rrjeteve sociale.
Me këtë masë, Greqia i bashkohet vendeve të tjera si Franca dhe Australia, të cilat tashmë kanë vendosur kufizime të ngjashme për përdoruesit e rinj të platformave sociale, duke synuar mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nga efektet e dëmshme të teknologjisë online.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR