Shpërthim me tritol në një banesë private në Sarandë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.04.2026, 11:31

Një shpërthim me tritol u regjistrua pas mesnatës në fshatin Berndesh të Sarandës, ku është dëmtuar muri rrethues i një banese private.

Ngjarja u vu re në mëngjes nga pronarja e shtëpisë, S. Ismailaj, ndërsa në momentin e shpërthimit brenda banesës nuk ndodhej njeri.

Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar autorët e mundshëm. Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për sigurimin e zonës dhe mbledhjen e provave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit