Për 100 € borxh, Visha shkon në lokal dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.04.2026, 11:00

Momente paniku janë shënuar pasditen e djeshme në një lokal në Tiranë, ku një konflikt mes dy personave ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”, në ambientet e jashtme të lokalit.

Sipas policisë, shtetasi Agim Visha, 50 vjeç, është konfliktuar për motive të dobëta me një 38-vjeçar me inicialet I. D. dhe dyshohet se ka tentuar ta vrasë atë me një pistoletë që e mbante pa leje. Agim Visha dhe 38-vjeçari njiheshin me njëri-tjetrin, ata janë konfliktuar për një borxh prej 100 euro.

Autori është kapur dhe vënë në pranga menjëherë pas ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit