Një qytetar ka denoncuar një rast shqetësues lidhur me cilësinë e karburantit, duke treguar se si automjeti i tij është dëmtuar pas furnizimit me benzinë.
Ai thotë se edhe pse çmimi i benzinës sot ka arritur 2300 lekë cilësia e saj lë shumë për të dëshiruar. Ai shprehet se nga filtri i benzinës është nxjerrë “ujë i zi dhe i papastër”, çka dyshohet se ka shkaktuar prishjen e makinës.
Qytetari kërkon që rasti të bëhet publik dhe të merren masa për të parandaluar raste të ngjashme.
Duhet thënë se ky rast ngre shqetësime më të gjera për situatën e tregut të karburanteve në Shqipëri, ku çmimet e larta nuk garantojnë gjithmonë cilësinë e duhur. Qytetarët kërkojnë më shumë transparencë dhe kontrolle më të rrepta nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të shmangen abuzimet dhe të sigurohet mbrojtja e konsumatorit.
Denoncimi i qytetarit:
Si jeni mund ta postoni kete ju lutem Se na i prishem makinen Benzina 2300leke Eshte nxier nga filtri benzines