Aksident në Fushë Krujë-Vorë, makina përplas për vdekje këmbësoren

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.04.2026, 09:33

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë–Vorë, ku një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën në vend.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së njohur si Ura e Gjolës.

Sipas informacioneve paraprake, rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e këtij rasti tragjik.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit