“Nuk luajmë në SHBA”, Irani kërcënon sërish për pjesëmarrjen në Botëror

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 07.04.2026, 18:57

Irani ka njoftuar FIFA-n se mund të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026, në rast se ndeshjet e Grupit G ndaj Belgjika, Egjipti dhe Zelanda e Re nuk zhvendosen nga Shtetet e Bashkuara drejt Meksikës, për shkak të shqetësimeve serioze për sigurinë.

Ministri i Sportit në Teheran, Ahmad Donyamali, ka deklaruar se mundësia që kombëtarja të luajë në qytete si Los Angeles dhe Seattle është “shumë e ulët”, duke përmendur mungesën e garancive logjistike dhe retorikën e fundit të ashpër të Donald Trump si faktorë që e komplikojnë situatën.

Pavarësisht kërkesave dhe presionit diplomatik për ndryshimin e vendit të ndeshjeve, FIFA nuk ka bërë ende asnjë lëvizje, duke e lënë vendimin përfundimtar në dorën e autoriteteve iraniane, të cilat kërkojnë “garanci konkrete” për sigurinë përpara se të vendosin mbi pjesëmarrjen.

Sipas rregullave në fuqi, nëse Irani vendos të tërhiqet nga turneu, vendi i tij nuk do t’i kalojë Italisë, por pritet të zëvendësohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në përputhje me kriteret dhe praktikat e shpërndarjes rajonale të FIFA-s.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit