Në vend po qarkullojnë mesazhe mashtruese që duken si njoftime për dorëzim pakosh nga Posta Shqiptare. Këto SMS përmbajnë linqe të dyshimta dhe kërkojnë veprime të menjëhershme, me qëllim të marrjes së të dhënave personale, informacioneve bankare dhe qasjes në llogaritë financiare të qytetarëve.
Ky është një paralajmërim serioz: mos klikoni kurrë në linke të panjohur, mos jepni të dhëna personale apo bankare dhe mos ndiqni udhëzime të dyshimta që mund të shfaqen në mesazhe. Çdo mesazh i dyshimtë duhet të fshihet menjëherë dhe të mos merret seriozisht.
Këto sulme mund të duken të parëndësishme, por pasojat janë të rënda: humbje parash, shfrytëzim të identitetit dhe ekspozim të informacionit personal. Qytetarët duhet të jenë vigjilentë dhe të tregojnë kujdes maksimal me çdo mesazh që kërkon veprime të menjëhershme ose përmban linqe të panjohura.