Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë një problem të vazhdueshëm me parkimin e automjeteve në zonën e rrethrrotullimit të Porcelanit, duke theksuar vështirësitë që kjo situatë po u shkakton qytetarëve që përdorin transportin publik.
Sipas saj, makinat parkojnë në mënyrë të paligjshme në stacionin e autobusit, duke bllokuar hapësirën e nevojshme për ndalimin e tij. Si pasojë, autobusi nuk ka mundësi të ndalet në stacion dhe detyrohet të qëndrojë në rrugë, duke krijuar rrezik dhe konfuzion për pasagjerët.
Qytetarja shprehet se kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në përditshmërinë e tyre, pasi shumë persona nuk po arrijnë të kapin në kohë orarin e punës, veçanërisht ata të turnit të dytë.
Ajo bën thirrje për ndërhyrje nga autoritetet përkatëse, me qëllim zgjidhjen e problemit dhe garantimin e funksionimit normal të transportit urban në këtë zonë.
Denoncimi i qytetares:
Eshte i njejti problem me parkimin e makinave dhe Autobuzat skan si te kthehen dhe nuk po arrsim te kapim dhe orarin e punes te turnit dyte. Makinat parkojne ne stacionin e autobusit, autobusi ska ku te ndalet se eshte rrethrrotullimi i Porcelanit dhe ne presim ne rruge