Urgjente: Kërkohet gjak për një pacient të shtruar në Durrës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.04.2026, 14:41

Një vajzë ka bërë apel publik për ndihmë urgjente në sigurimin e gjakut për babanë e saj, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Durrësit, në repartin e Kirurgjisë.

Ajo ka treguar se babai i saj duhet t’i nënshtrohet një operacioni urgjent, pasi është diagnostikuar me tumor në fshikëzën e urinës. Megjithatë, mjekët kanë bërë të ditur se ndërhyrja nuk mund të kryhet pa u siguruar më parë dhurimi i gjakut.

Pacienti ka grup gjaku B+, ndërsa familjarët bëjnë apel për këdo që ka mundësi të ndihmojë, pasi deri më tani nuk është gjetur asnjë dhurues i përshtatshëm.

Të interesuarit për të kontribuar mund të kontaktojnë në numrin: 069 661 8677.

Çdo ndihmë është jetike.

Mesazhi i vajzës:

Prsh si jeni? Te lutem a me ndihmon te besh nje njoftim ne story per dhurim gjaku per babin Tim ne spitalin Rajonal te Durresit, Kirurgjia sepse eshte per operim urgjent pasi esht diagnostifikuar me tumor ne fshikezen e urines por sipas mjekeve nuk operohet nese nuk dhurohet gjak me pare ai eshte grupi B+.

Te lutem shummmm nese me ndihmon dot sepse eshte urgjente dhe fatkeqesisht nuk kemi gjetur akoma asnje qe ka kete grup

Numer kontakti: 0696618677

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit