Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 07.04.2026, 13:44
Një qen i racës pitbull ka sulmuar një vajzë të mitur në Vlorë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Ngjarja ka ndodhur teksa e mitura, vetëm 4 vjeç, ndodhej nën shoqërinë e gjyshërve të saj. Sipas raportimeve, qeni e ka kapur në pjesën e kokës, duke i shkaktuar dëmtime serioze që kërkuan ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
Vajza është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal, ku është futur në sallën e operacionit dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Situata mund të kishte përfunduar në mënyrë tragjike, nëse nuk do të ndërhynte një person i pranishëm, i cili arriti të neutralizonte qenin dhe të shpëtonte të miturën.
“Vajza ishte me gjyshin dhe gjyshen. Erdhi qeni dhe e kapi në kokë. E ndalova dhe e lidha me zinxhir. Fëmija ishte 4 vjeçe”, kanë treguar dëshmitarët.
Sipas burimeve, e mitura ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e saj mbetet serioze.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR