Pitbulli në Vlorë kafshon në kokë 4-vjeçaren! E shpëtoi punëtori

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.04.2026, 13:45

Një ngjarje e rëndë, që mund të kishte përfunduar në mënyrë fatale, është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës “pitbull” ka sulmuar një fëmijë rreth 4 vjeç. E mitura ka pësuar plagë të rënda në kokë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve, në momentin e sulmit vajza ndodhej nën kujdesin e gjyshërve të saj. Një punëtor që ndodhej pranë, Sejko Veliu, ka ndërhyrë menjëherë për të shpëtuar të miturën, duke bërë të mundur neutralizimin e qenit dhe shmangien e një tragjedie më të rëndë.

“Vajza ishte me gjyshin dhe gjyshen. Erdhi qeni dhe e mbërtheu në kokë. E kapa qenin dhe e lidha me zinxhir. Fëmija ishte rreth 4 vjeçe, erdhi ambulanca dhe e dërguan në spital”, rrëfeu ai. Aktualisht, vajza ndodhet në sallën e operacionit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit