Aksident në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare! Tre të plagosur, mes tyre një fëmijë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.04.2026, 13:24

Një aksident tragjik është regjistruar në autostradën A14 në Itali, në segmentin mes Ankona Nord dhe Sud, rreth orës 03:30 të mëngjesit. Ngjarja ndodhi në një tunel në kilometrin 218, në drejtim të Bolonjës, ku një makinë u përplas me një mjet të rëndë të ndaluar për shkak të një avarie.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën një grua 62-vjeçare me origjinë shqiptare, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur. Mes tyre janë një 52-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Torrette, motra e viktimës dhe një djalë 10-vjeçar që po merr trajtim mjekësor në spitalin Salesi.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, përfshirë ambulanca, zjarrfikës dhe policinë rrugore, ndërsa trafiku në zonë u bllokua për disa orë gjatë natës për shkak të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit