Dallëndyshe Bici 2 orë në SPAK, hetime lidhur me vilën e Ergys Agasit?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.04.2026, 12:37

Ish-drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici, është paraqitur në SPAK ku dyshohet se është marrë në pyetje për rreth dy orë në kuadër të një hetimi që lidhet me Ergys Agasin. Marrja në pyetje lidhet me procedurat e legalizimit dhe pajisjen me dokumentacion hipotekor të një vile në periferi të Tiranës.

Sipas burimeve, dyshohet se vila, e cila ishte pjesë e një resorti turistik, është shkëputur nga kompleksi dhe është kaluar në pronësi personale të Agasit përmes procedurave të dyshimta. Dokumentacioni i siguruar nga SPAK thuhet se e mbështet këtë dyshim, ndërsa vila rezulton të jetë përdorur prej muajsh prej tij.

Hetimi është pjesë e një çështjeje më të gjerë që lidhet me skandalin e AKSHI-t. Në fokus mbetet mënyra e kalimit të pronësisë dhe roli që mund të ketë pasur Bici në këtë proces, si dhe raportet e saj me Agasin gjatë kohës që ajo ushtronte detyrën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit