Reperi amerikan Offset mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Florida, pranë një kazinoje në qytetin Hollywood.
Ngjarja u regjistrua në zonën e parkimit të Seminole Hard Rock Hotel & Casino, rreth orës 19:00. Sipas autoriteteve, ndërhyrja e policisë ishte e menjëhershme, duke bërë të mundur neutralizimin e situatës brenda një kohe të shkurtër.
Përfaqësues të artistit konfirmuan se ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe po merr trajtim në spital, ndërsa mjekët theksojnë se plagët nuk përbëjnë rrezik për jetën.
Policia ka ndaluar dy persona në lidhje me incidentin dhe po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Dëshmitarë në vendngjarje treguan se vetëm pak minuta para të shtënave, Offset kishte qenë në kontakt me fansat, duke bërë edhe fotografi me ta.
Ngjarja rikthen në vëmendje episodin tragjik të vitit 2022, kur Takeoff, ish-anëtar i Migos, humbi jetën pas një sulmi me armë zjarri në SHBA.
Offset njihet si një nga figurat kryesore të skenës hip-hop, pjesë e Migos, si dhe për lidhjen e tij të mëparshme me reperen Cardi B.