Një qytetare ka denoncuar rritjen e çmimit të biletës në linjën Berat–Tiranë, duke ngritur shqetësime për abuzime dhe mungesë transparence nga operatorët e transportit.
Sipas saj, prej më shumë se një jave, çmimi i biletës është rritur nga 500 në 600 lekë, pa asnjë njoftim apo shpjegim të qartë për pasagjerët. Ajo thekson se kjo rritje po rëndon veçanërisht studentët, të cilët e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballojnë udhëtimet për të takuar familjet.
Qytetarja denoncon gjithashtu se në shumë raste nuk lëshohen bileta për udhëtarët, ndërsa mjetet mbingarkohen me pasagjerë përtej kapaciteteve të lejuara. Sipas saj, drejtuesit e mjeteve ndryshojnë çmimet në mënyrë të njëanshme dhe pa kontroll.
Ajo shprehet se, edhe pse rritja e çmimit të karburantit mund të jetë një faktor ndikues, mungesa e reagimit dhe e masave nga institucionet përkatëse mbetet shqetësuese.
Denoncimi ngre pikëpyetje mbi monitorimin e transportit ndërqytetës dhe zbatimin e rregullave, në një kohë kur qytetarët kërkojnë më shumë transparencë dhe mbrojtje nga abuzimet.
Denoncimi i qytetares:
Si jeni? Doja te beja nje denoncim se nuk e kuptoj pse eshte ngritur bileta e autobusit Berat-Tirane me 100 leke me shum ka vajtur 600 leke, se kuptoj ky eshte abuzim spo vem dot te takojm prinderit si studenta se sna del llogaria e lekeve se pervec ketyre keta shofer nuk te japin as bileta asgje marrin njerez i ngjeshin aty sa duan dhe ndryshojn cmimet. Une e kuptoj qe nafta eshte rritur po pse nuk protestojm ne si gjithe vendet e tjera po biem dakort me cdo gje. Faleminderit
Ka qene 500 po ka me shum se 1 jave qe eshte rritur cmimi