Apeli i Posaçëm në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e deputetes Belinda Balluku për heqjen e masës “pezullim nga detyra”. Sipas mbrojtjes, kjo masë nuk është më në fuqi, pasi Balluku nuk ushtron më funksionet e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Vendimi për pezullimin nga detyra ishte firmosur nga GJKKO më 19 nëntor, në kohën kur Balluku mbante ende postet e larta qeveritare. Pavarësisht ndryshimit të statusit të saj, Apeli ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm.
Belinda Balluku akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera” dhe është marrë e pandehur në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ajo po ashtu është nën hetim për shtatë lote të Unazës së Madhe, si dhe dyshohet për përfshirje në tre procedura të tjera tenderuese.