Artisti atdhetar i jep shpirt muralit kushtuar dëshmorëve të Koshares

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.04.2026, 09:45

Piktori i muraleve, artisti atdhetar Bledar Çakalli, ka realizuar një tjetër vepër arti me vlerë të veçantë historike dhe kombëtare. I njohur si “artisti i rrugëve”, ai vazhdon të zëvendësojë shkarravinat banale me portrete që përcjellin histori dhe identitet, duke përjetësuar këtë herë në Koshare 10 dëshmorë të rënë në luftë, Skënder Bajrakatari, Iber Metaj, Hasan Tahiraj, Gazmend Ramaj, Hajdar Thaçi, Vebi Hasanaj, Ukë Shabanaj, Shefqet Aliaj, Sadik Alijaj dhe Bekim Alijaj.

Këta dëshmorë nga Gjakova ranë gjatë Betejës së Koshares, një nga përballjet më të rëndësishme të luftës së Kosovës, e zhvilluar nga 9 prilli deri më 10 qershor 1999, në kuadër të Operacionit “Shigjeta”, mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe forcave jugosllave. Vepra e Çakallit shërben si një kujtesë e gjallë për sakrificën dhe heroizmin e tyre.

Artisti ka bërë të ditur se nuk do të ndalet deri sa të përjetësojë edhe 114 dëshmorë të tjerë të kësaj beteje. Kjo nismë është mbështetur nga të rinjtë e fshatit Hereç të Gjakovës, duke e kthyer projektin në një akt të përbashkët kujtese dhe respekti për historinë. Lavdi çdo dëshmori, sepse gjaku i tyre është gurthemeli i lirisë sonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit