Tixhja në bela, policia i sekuestron BMW rozë te Medreseja

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.04.2026, 19:47

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon momentin kur policia ka ndaluar dhe sekuestruar makinën e Hatixhe Brikës, një vajze që bën video në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në zonën e Medresesë në kryeqytet. Në pamjet e filmuara nga një qytetar, shihet mjeti tip BMW me ngjyrë rozë të ndezur ndërsa po ngarkohet në karrotrec, nën vëzhgimin e forcave të policisë.

Në video dallohet edhe vetë Hatixhja, e rrethuar nga efektivët, teksa po komunikon me ta.

Deri më tani nuk dihet shkaku konkret i këtij sekuestrimi, nëse bëhet fjalë për mungesë dokumentacioni, shkelje të rregullave të qarkullimit apo ndonjë tjetër problematikë me mjetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit