Vlonjati ‘dru’ në bar hyn në qëndrën tregatre dhe thyen xhamat e bizneseve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.04.2026, 19:13

Një incident i rëndë është shënuar në një qendër tregtare në Vlorë, ku një person i dyshuar në gjendje të dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike ka hyrë në ambientet e katit të dytë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Sipas informacioneve, ai ka thyer vitrinat dhe dyert prej xhami të disa dyqaneve, duke krijuar panik dhe pasiguri tek bizneset dhe qytetarët e pranishëm.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një person rreth 30 vjeç, i cili, ndërsa dëmton ambientet, dëgjohet duke sharë dhe ofenduar, duke përshkallëzuar situatën.

Materialet filmike janë dorëzuar pranë autoriteteve, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara drejtësisë të autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit