U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet për në banesën e fundit aktori Ilir Shkurti

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.04.2026, 15:28

Aktori Ilir Shkurti është përcjellë sot për në banesën e fundit, mes dhimbjes së familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Artisti nga Pogradeci u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 68-vjeçare, duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm në jetën artistike shqiptare.

Ilir Shkurti do të kujtohet për talentin e spikatur, humorin fin dhe energjinë që përcolli për vite me radhë në skenën e teatrit, në Estradën e Pogradecit dhe në kinematografinë shqiptare. Ai ishte një figurë e dashur për publikun, që arriti të ndërtojë një profil të veçantë artistik.

Gjatë karrierës së tij, ai u bë pjesë e disa prodhimeve të njohura të Kinostudios Shqipëria e Re, duke interpretuar në filma si "Rrethimi i vogël", "Binarët", "Ngjyrat e moshës", "Shkëlqim i përkohshëm" dhe "Kush vdes në këmbë", duke u renditur mes aktorëve që kontribuuan në periudhën më të rëndësishme të filmit shqiptar.

Ndarja nga jeta e Ilir Shkurtiit përbën një humbje të madhe për komunitetin artistik dhe qytetin e Pogradecit, por kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të gjalla në memorien e publikut dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit